Prishtinë 11 Tetor 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar për përgatitjen e të gjitha planifikimeve dhe angazhimin të zyrtarëve policor me numër të mjaftueshëm për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.
“Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet në komunikatën për media.
Ata kanë njoftuar se kanë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe kanë hartuar një udhëzues për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.
“Policia e Kosovës njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që për çdo informacion të dyshuar, apo çështje që ndërlidhet me aspektin e sigurisë të njoftojnë institucionet kompetente dhe Policinë e Kosovës, përmes linjës fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected]si dhe në stacionet më të afërta policore, në mënyrë që të ndërmerren masat e menjëhershme ligjore”, vazhdon njoftimi.

Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
Serbia vazhdon diskriminimin, asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës mes 400 zjarrfikësve të punësuar së fundi
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
Mashtrim me prona në vlerë 1.55 milion euro, Prokuroria ndalon dy të dyshuar
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Më 6 gusht pritet konstituimi i Kuvendit, partitë shpalosin qëndrimet pas takimit me Haxhiun
Dame Karen Pierce: Ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta në histori të Evropës
Vdiq legjenda e Milanit, Franco Baresi