Lipjan 9 Tetor 2025
Në Komunën e Lipjanit sot është vendosur gurthemeli për fillimin e punimeve të lagjes së re banesore që do të strehojë familjet e kategorive të dala nga lufta.
Në ceremoninë zyrtare mori pjesë kryetari i komunës, Imri Ahmeti, bashkë me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të kompanisë ndërtuese.
Kryetari Ahmeti u shpreh se ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në përmbushjen e zotimeve të komunës për të siguruar strehim të dinjitetshëm për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.
“Po ndërtojmë një lagje të re, të bukur dhe me kushte moderne, e cila do të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Kjo lagje do t’i japë qytetit një pamje më të mirë, por mbi të gjitha do të sjellë qetësi dhe siguri për shumë familje”, tha Ahmeti.
Lagjja e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 45 mijë metra katrorë dhe do të përfshijë rreth 100 njësi banesore, të cilat do të jepen për shfrytëzim afatgjatë, pa pagesë, për përfituesit.
Ky projekt konsiderohet një ndër investimet më të rëndësishme sociale në komunë dhe shënon vazhdimin e angazhimit të Komunës së Lipjanit për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështetjen e familjeve që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit