Mitrovicë e Veriut, 8 tetor 2025
Ndryshimi i mbishkrimeve publike në Mitrovicën e Veriut – nga cirilikë në latinicë – ka shkaktuar reagime të ndara mes qytetarëve.
Ndërsa një pjesë e banorëve reagojnë ashpër ndaj zëvendësimit të tabelave në cirilikë me ato në latinicë, ka edhe nga ata që nuk e shohin këtë ndryshim si problem. Për ta, çështja e alfabetit nuk ka rëndësi vendimtare – më e rëndësishme është që qyteti të funksionojë, të ketë stabilitet, paqe dhe jetë normale.
Qytetarja e Mitrovicës së Veriut, Tanja Maksimoviq, thotë se ndryshimi i alfabetit nuk përbën problem për të.
“Mua më është krejt njësoj nëse shkruhet me latinicë apo cirilikë. E rëndësishme është që rrugët të jenë të rregulluara, të ketë ndriçim dhe që njerëzit të ndihen të sigurt. Mendoj se temat simbolike, si mbishkrimet, shpesh ekzagjerohen dhe nuk duhet të shkaktojnë tensione mes komuniteteve. Më shumë vëmendje duhet t’u kushtohet problemeve konkrete – ekonomisë, punësimit, infrastrukturës dhe nevojave të përditshme të banorëve”, thotë Maksimoviq.
Të njëjtin mendim ndan edhe një profesor i Shkollës së Mjekësisë, M.N., i cili thekson se alfabeti nuk e ndryshon thelbin e identitetit – nuk ndryshon se kush jemi, por si jetojmë.
“Mendoj po ashtu se, nëse kjo mund të përmirësojë marrëdhëniet – pse jo? Ky ndryshim është pjesë e procesit të modernizimit dhe harmonizimit administrativ me rregulloret e Republikës së Kosovës, dhe jo një akt politik. Situata të ngjashme ekzistojnë edhe në mjedise të tjera shumëgjuhëshe. Edhe cirilica, edhe latinica janë alfabetet tona – e rëndësishme është të kuptohemi mes vete dhe të jetojmë normalisht. Nëse kjo ndihmon në uljen e tensioneve dhe në përparimin e qytetit, atëherë është gjë e mirë”, përfundon profesori.

Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok