Mitrovicë e Veriut, 19 tetor 2025
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka realizuar me sukses projektin e rregullimit të rrugës “Çesmin Lug”, duke e kthyer atë nga një vend që përdorej si deponi në një hapësirë të mirëmbajtur me shteg të ecjes, ulëse dhe ndriçim publik.
“Kjo hapësirë, deri para disa muajsh, përdorej si deponi ku individë të papërgjegjshëm hidhnin mbeturinat e tyre. Duke qenë se ndodhet pranë lumit Ibër dhe është një zonë shumë tërheqëse, ajo është ideale për shëtitje dhe rekreim të qytetarëve. Për këto arsye, është vendosur që kjo hapësirë të rregullohet dhe të përshtatet sipas nevojave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas tij, me këtë projekt po sjellim infrastrukturë moderne, asfalt cilësor dhe standarde evropiane në çdo metër të kësaj rruge. Aty ku dikur kishte baltë, pluhur dhe harresë, sot po ndërtojmë të ardhmen,” thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit