Fushë Kosovë, 8 tetor 2025
Rreth 15 mijë qytetarë të komunës së Fushë Kosovës do të kenë furnizim me ujë të pijshëm nga dita e djeshme, falë investimit të Qeverisë së Kosovës në projektin e ujësjellësit për fshatrat Lismir, Bardh i Madh dhe Sllatinë të kësaj komune.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe bashkë me Kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu mori pjesë në përurimin e rrjetit të ujësjellësit.
Kryeministri Kurti u shpreh se kjo është një ditë e gëzueshme për të gjithë dhe se duke sjellë ujë për banorët e këtij fshati po rregullohet një padrejtësi që ka zgjatur për çerek shekulli, si dhe po plotësohet një e drejtë themelore njerëzore e që do të mundësojë që jetesa të jetë më e dinjitetshme.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit