Mitrovicë veriore 29 Shtator 2025
Mitrovica veriore është ndoshta i vetmi qytet në Kosovë, e madje edhe më gjerë, që nuk ka asnjë semafor. Në vend të dritës së kuqe, të verdhë dhe të gjelbër, shoferët dhe këmbësorët në qarkullimin e përditshëm i udhëheqin pesë rrethrrotullime, të shpërndara në pikat më të frekuentuara të qytetit.
Në orët e mëngjesit, kur qyteti zgjohet, kolonat e makinave rrjedhin në ritmin e rrethrrotullimeve. Nuk ka pritje nervoze në të kuqe; shoferët, një nga një, lëshojnë dhe vazhdojnë më tej. „Jemi mësuar. Shkon më shpejt dhe humbet më pak kohë“, thotë Goran Bishevac, shofer taksie që çdo ditë kalon nëpër të gjitha rrethrrotullimet.
Megjithatë, jo të gjithë qytetarët janë njësoj të kënaqur me këtë sistem. Qytetari i moshuar, Oliver Božhoviq, thekson:
„E dini, unë kam gjithë jetën këtu. Pas luftës nuk kishte semaforë, por sot ka shumë më tepër makina dhe këmbësorë. Mendoj se do të ishte mirë të funksiononin, të paktën në kryqëzimet kryesore, që fëmijët të mund të kalojnë rrugën të sigurt.“
Edhe të rinjtë vërejnë probleme. Studenti Nikola Timotijeviq thotë:
„Mua personalisht më pengojnë rrëmbesat në mëngjes kur shkoj në fakultet. Nëse semaforët do të funksiononin, të paktën do të rregullohej pak kush kalon kur, sepse tani të gjithë nxitohen e bijnë borinë. E mbështes që të vendosen.“
Prindërit shqetësohen veçanërisht për sigurinë e fëmijëve të tyre. Mirela Mahmutoviq thekson:
„Si prind, gjëja më e rëndësishme për mua është siguria e fëmijëve. Kur kaloj rrugën me ta, shpesh shoferët nuk ndalojnë. Semaforët do të ndihmonin që kjo të rregullohej dhe të ndiheshim më të sigurt.“
Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë se rrethrrotullimet janë një zgjidhje e mirë për një qytet të madhësisë së Mitrovicës veriore Rrethrrotullimet mundësojnë qarkullim të pandërprerë dhe shpesh ulin bllokimet, sidomos në qytetet me dendësi më të ulët të trafikut.
Ekspertët e urbanizmit theksojnë se një sistem i tillë ka edhe përparësi, edhe mangësi. Ndërkohë që shumë qytete investojnë në semaforë dhe sisteme komplekse rregullimi, Mitrovicës veriore tregon se edhe zgjidhjet më të thjeshta mund të jenë efektive – për sa kohë që respektohen rregullat dhe si shoferët, ashtu edhe këmbësorët tregohen të kujdesshëm.

Shpallet gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave në Fushë Kosovë
Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçanit investojnë mbi 2.6 milionë euro për banim social
Bastisje në Kamenicë, arrestohen dy drejtorë të shkollave paralele serbe
Komuna e Pejës ndan afro 170 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Rugovë
Suhareka do të bëhet me Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare të re, investim prej 4 milionë euro
775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës
Sveçla pas operacionit “Reçaku II”: Drejtësia për viktimat nuk parashkruhet
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks
Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën