Prishtinë 7 Tetor 2025
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Temë kyçe e takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Finlandës, thellimi i relacioneve mes kuvendeve të të dyja vendeve dhe mundësia për forcimin e partneritetit ekonomik që nxit zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë.
Çështje e bisedës ishte edhe aktualiteti politik në Kosovë, përfshirë procesin e konstituimit të institucioneve dhe vonesat e shkaktuara nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Kryetari Basha dhe ambasadorja Laaksonen diskutuan gjithashtu edhe për gatishmërinë e institucioneve të Kosovës në drejtim të integrimit të komuniteteve, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të avancuar këtë proces. Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe diasporës kosovare në Finlandë, e cila, siç tha kryetari Basha, mbetet urë e posaçme miqësie e vlerave dhe kulturave mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Në këtë takim, u theksua nevoja për krijimin e iniciativave që nxisin dialogun ndërmjet të rinjve dhe komuniteteve lokale, që ndihmon në ndërtimin e mirëkuptimit dhe zhdukjen e paragjykimeve te brezat e rinj.
“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Finlandës mbetet e fuqishme dhe me vizion të përbashkët për integrim e bashkëpunim në linjë me aspiratat tona për anëtarësim në Bashkim Evropian, si dhe për një rajon që zhvillohet në paqe, demokraci dhe prosperitet”, theksoi Basha.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind