Prishtinë 7 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Ai gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se deklarimet e zyrtarëve serbë, përfshirë vet presidentin e Serbisë, Vuçiq si dhe premtimet për vende pune, por edhe shantazhet janë metoda të Serbisë të ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë.
“Deklarimet e fundit të presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe veprimet e vazhdueshme të akterëve shtetëror dhe jo shtetëror të Serbisë, që nuk kanë të cilësohen ndryshe përveç se ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetori të Republikës së Kosovës. Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetës financiare, kushtëzimet dhe shantazhet me definicione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve të Serbisë se vetëm lista serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish- kryeministri i Serbisë, janë metoda të përsëritura të Serbisë për ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë”, tha Kurti, raporton teve1.info
Kurti ka thënë ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë u evidentua edhe nga misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kishte evidentuar ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti. Me gjithë këto, Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Evropë”, ka thënë ai.

Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim
Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq
Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës
Haxhiu: Nuk lejojmë gjyqtarë dhe prokurorë nën urdhrat e Serbisë
Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale