Prishtinë, 6 tetor 2025
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka marrë pjesë sot në Konferencën Ministrore të Forumit të Berlinit, të mbajtur në Sarajevë, në panelin e nivelit të lartë të Ministrave të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor me temën: “Lufta kundër korrupsionit si nxitës i qeverisjes së mirë në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas MD-së, Qorrolli, në këtë konferencë ka theksuar se lufta kundër korrupsionit në Kosovë nuk është më një premtim, por një realitet që,sipas tij, po jep rezultate të matshme.
“Kjo luftë nuk është vetëm për drejtësi, por për dinjitetin e qytetarëve, stabilitetin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Korrupsioni nuk njeh kufij, por as integriteti nuk duhet të ketë kufij. Në një rajon me histori të përbashkët, bashkëpunimi për drejtësi është domosdoshmëri, jo zgjedhje,” ka thënë Qorrolli.
Zëvendësministri në detyrë, në Sarajevë ka paraqitur reformat që Kosova ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit, duke i vendosur sundimin e ligjit dhe integritetin publik në zemër të shtetndërtimit.
“Ai përmendi pakon e gjerë ligjore kundër korrupsionit, që përfshin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë dhe Ligjin për Sinjalizuesit, si dhe procesin reformator të pakos ligjore në sistemin e drejtësisë, me theks të posaçëm ligjet për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e gjyqtarëve/prokurorëve, Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve – për të cilat në mars të këtij viti Komisioni i Venecias e ka dhënë dritën e gjelbër dhe të cilat sigurojnë hapin e mëtejshëm për realizimin e këtyre reformave”, thuhet tutje në njoftim.
Në fjalimin e tij, Qorrolli ka thënë se lufta kundër korrupsionit është edhe strategji ekonomike.
“Nuk mund të ketë zhvillim pa integritet dhe sundim të ligjit”, ka thënë ai .
Atje, ai ka përmendur raportit më të fundit të Gallup ku Kosova është renditur e treta në botë dhe e para në Evropë për ndjenjën e sigurisë dhe besimit në institucionet e rendit dhe ligjit.
“Ky është një vlerësim që flet vetë: Kosova është sot një vend i sigurt, demokratik dhe me institucione që funksionojnë. Këto nuk janë vetëm numra, por besim i qytetarëve në drejtësi,” ka theksuar Qorrolli.

Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim
Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq
Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës
Haxhiu: Nuk lejojmë gjyqtarë dhe prokurorë nën urdhrat e Serbisë
Haxhiu: Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë serbë kanë marrë pagesa nga Serbia edhe gjatë kohës në institucionet e Kosovës
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Bajrami: Kosova meriton më shumë nga BE-ja
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje