Prishtinë 4 Tetor 2025
Senatorët amerikanë Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen kanë paraqitur një amendament në kuadër të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes për vitin 2026, i cili synon të forcojë rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky amendament përfshin mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke midis dy vendeve, si dhe refuzimin e çdo politike që nxit ndarjen e territoreve.
Në përmbajtjen e Nenit 1280 të një dokumenti zyrtar të miratuar së fundmi, theksohet se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Pasi të arrihet një nivel i kënaqshëm zbatimi, Shtetet e Bashkuara pritet të shqyrtojnë nisma për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me të dyja vendet, përfshirë krijimin e dialogëve strategjikë dhe nisma konkrete për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve.
Dokumenti nënvizon gjithashtu se politika zyrtare e SHBA-ve është e orientuar drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.
Në të njëjtin nen, Shtetet e Bashkuara shprehin qartë kundërshtimin ndaj çdo forme të ndarjes territoriale ose rishkrimit të kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar këtë si një qasje të papranueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërshtetërore.
Po ashtu, SHBA-të theksojnë rëndësinë e mbështetjes për demokracitë pluraliste në vendet e rajonit, si mënyrë për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike dhe për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme për të gjitha komunitetet.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës