Mitrovicë e Veriut 3 Tetor 2025
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se sot në Lagjen Boshnjake është vendosur gurthemeli për shkollën e parë shqipe.
Sot, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, Xhelal Sveçlën, Arbërie Nagavci dhe Faton Peci, vendosëm gurthemelin për shkollën e parë shqipe në lagjen Boshnjake të Mitrovicës së Veriut, që paraqet një hap historik për arsimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar Atiq në një postim në Facebook.
Shkolla e re, e cila do të ketë 9 klasë, do të ofrojë një ambient modern, të sigurt dhe frymëzues për të mësuar, ka theksuar ai.
Në të njëjtin objekt do të hapet edhe një çerdhe, duke ofruar mbështetje për familjet dhe fëmijët e komunitetit, ka shtuar Atiq.
“Me këtë gurthemel, ne po ndërtojmë të ardhmen, dijen dhe shpresën për një gjeneratë të re të qytetit tonë”, ka theksuar Atiq, i cili është gjithashtu një nga kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut.
Sipas fotografive të publikuara nga Atiq, gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri shkollor është vendosur në hapësirën e “Remontit Ushtarak”.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi