Mitrovicë Veri , 24 Qershor 2025
Më datën 24.06.2025 rreth orës 11:50, në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut është raportuar një rast i sulmit seksual.
Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në një dyqan që gjendet në rrugën “Knjaz Miloš”, Mitrovicë Veri ku i dyshuari pasi kishte hyrë në dyqan dyshohet se përmes veprimeve të tij ka sulmuar seksualisht një punonjëse të dyqanit.
I dyshuari, N.A. 57 vjeç është arrestuar nga njësitë policore dhe është shoqëruar në stacionin policor. Të dyshuarit i është bërë alkool testi ku ka rezultuar pozitiv me 0.8‰.
I dyshuari me pas është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë ngacmimeve apo sulmeve seksuale, por të reagojnë dhe të raportojnë, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë.
Raportimi mund të bëhet në disa forma:
– Përmes numrit pa pagesë 192,
– Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë”,
– Apo duke u paraqitur në çdo stacion të Policisë së Kosovës.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës