Washington 30 Shtator 2025
Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan të ri paqeje të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë.
Plani, i dakordësuar nga Trump dhe udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake. Ai përcakton që brenda 72 orësh Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelite të gjalla dhe mbetjet e pengjeve që besohet se janë të vdekur, në këmbim të qindra banorëve të Gazës të ndaluar, shkruan BBC.
Një burim palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit i tha BBC-së se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.
Ai kërkon që Hamasi të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe lë derën hapur për një shtet përfundimtar palestinez.Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti planin “një ditë historike për paqen”.
Por ai tha se Netanyahu do të ketë mbështetjen e SHBA-së për të “përfunduar punën e shkatërrimit të kërcënimit të Hamasit” nëse Hamasi nuk pajtohet me planin.
Netanyahu më pas tha se Izraeli “do ta përfundojë punën” nëse Hamasi e refuzon planin ose nuk e zbaton atë.
Autoriteti Palestinez, i cili qeveris Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, i ka quajtur përpjekjet e presidentit amerikan si “të sinqerta dhe të vendosura”.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë