Prishtinë, 1 tetor 2025
Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, Nathi Mthethwa, humbi jetën pasi ra nga kati i 22-të i një hoteli luksoz në Paris.
Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen, ndërsa prokurorët konfirmuan se trupi i diplomatit u gjet të martën në mesditë, pranë hotelit ku ishte akomoduar.
Sipas mediave lokale dhe burimeve zyrtare, gruaja e Mthethwas kishte kontaktuar policinë pasi kishte marrë një “mesazh shqetësues” prej tij të hënën mbrëma. Kjo çoi në nisjen e një operacioni kërkimi, gjatë të cilit u përdorën edhe njësi me qen për të kontrolluar zonën pranë Bois de Boulogne, një pyll i madh në perëndim të Parisit.
Telefoni i ambasadorit ishte gjurmuar për herë të fundit në këtë zonë rreth orës 15:00 të së hënës. Megjithatë, trupi i tij u gjet vetëm një ditë më vonë, në tarracën e hotelit Hyatt, ku raportohet se dritarja e dhomës së tij ishte hapur me forcë, sipas gazetës franceze Le Parisien.
Prokuroria franceze nuk e ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes, por njofton se hetimet janë ende në vazhdim. Një magjistrat hetues ka vizituar vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe një raport mjeko-ligjor.
Ambasadori ishte një figurë e njohur në skenën politike të Afrikës së Jugut. Ai nisi aktivitetin e tij si aktivist dhe më vonë u angazhua në politikë, ku ka shërbyer si Sekretar organizativ i Lidhjes së Rinisë së ANC-së, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Minierat dhe Energjinë, Ministër i Policisë gjatë presidencës së Kgalema Motlanthe dhe Jacob Zuma, Ministër i Arteve dhe Kulturës, dhe më pas edhe i Sportit, Arteve dhe Kulturës deri në vitin 2023.
Në fillim të vitit 2024, ai u emërua ambasador në Francë dhe njëkohësisht përfaqësues i përhershëm i Afrikës së Jugut pranë UNESCO-s.
Ngjarja tragjike e ambasadorit Mthethwa vjen pak muaj pas një rasti tjetër tronditës, ku një adoleshent britanik humbi jetën në Ibiza pasi ra nga kati i tretë i një hoteli.
Sipas policisë lokale, 19-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u vra menjëherë pas rënies në hotelin Ibiza Rocks në qytetin San Antonio.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë