Prishtinë 29 Shtator 2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet sot me udhëheqësit kryesorë të partive Republikane dhe Demokrate në Kongres, ndërsa vendi përballet me rrezikun e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë, që mund të nisë që të mërkurën në mesnatë.
Takimi zhvillohet në një klimë tensioni, pasi palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për buxhetin e përkohshëm që do të mbante funksionale agjencitë federale deri më 21 nëntor.
Muajin e kaluar, Demokratët në senat refuzuan një projektligj të hartuar nga Republikanët, me argumentin se ai nuk përfshin mbështetje për shërbimin shëndetësor, përfshirë rikthimin e fondeve për Medicaid, programe që ishin prekur nga ligji “One Big Beautiful Bill Act” i propozuar më herët nga Trump.
Nga ana tjetër, Republikanët kërkojnë që çështjet e kujdesit shëndetësor të trajtohen veçmas, si pjesë e negociatave për një pako të plotë financiare.
Edhe pse Republikanët kanë shumicën me 53 nga 100 vende në Senat, për të kaluar një projektligj buxhetor nevojiten të paktën 60 vota, që do të thotë se pa mbështetjen e Demokratëve, marrëveshja nuk mund të kalojë, raporton AlJazeera transmeton Klankosova.
Nëse nuk arrihet marrëveshje deri të mërkurën në mesnatë, një pjesë e agjencive qeveritare do të ndalojnë së funksionuari. Punonjësit federalë do të mbeten pa paga përkohësisht, edhe pse do të kompensohen më pas. Ata që nuk konsiderohen të domosdoshëm do të dërgohen në shtëpi pa punë.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në SHBA. Sipas Qendrës për Politika Bipartizane, që nga viti 1980 janë regjistruar 14 mbyllje qeveritare, shumica me kohëzgjatje të shkurtër. Më e gjata zgjati 34 ditë, në fund të vitit 2018 dhe fillim të 2019.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë