Prishtinë, 29 shtator 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të Forumit të Sigurisë së Varshavës po merr pjesë në punimet e forumit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë në Evropë.
Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në kuadër të këtij forumi ministri Maqedonci do të jetë folës në panelin me titull “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë modern”.
“Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale tek sulmet kibernetike, dezinformimi dhe lufta hibride”, thuhet në postim.
Tutje njoftohet se në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të realizojë edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe ushtarakë të vendeve partnere.
“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike”, thuhet në fund të postimit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj