Graçanicë, 29 shtator 2025
Kandidati për kryetar të Komunës së Graçanicës, nga Alenca Shqiptare, Leutrim Ajeti, që njëherit është edhe nënkryetar i kësaj komune, në një intervistë në TV Dukagjini, thotë se gjatë këtij mandati, duke u bërë bashkë shqipatarët, dhe jo vetëm, është arrit të largohet ndikimi i Milan Radojçiqit nga jeta politike, shoqërore e kulturore në këtë komunë.
Kjo, siç shprehet ai, është arritur falë angazhimit dhe punës për t’i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e komunës së Graçanicës.
“Aleanca Shqiptare në Graçanicë, dikush mund të mendojë që është themeluar tash së voni, mirëpo kjo është diçka që është synuar para shumë vitesh. Prej momentit kur kam marrë pozitën e nënkryetarit, prej këtu fillon bashkimi i forcave në Graçanicë, sepse kam qenë i hapur për të gjithë, për të gjitha komunitetet. Në veçanti shqiptarët kanë pasur një adresë, dhe nuk kanë shikuar më parti. Kjo ka qenë ajo që na ka bërë bashkë”, është shprehur Ajeti, i bindur se kjo aleancë do të tregojë se ata që mendojnë të bëjnë presion, nuk do të mund t’ia arrijnë, ngase, siç shprehet ai, ne do të punojmë me të gjitha komunitetet.
Gjatë këtij mandati, nënkryetari i Graçanicës, ka realizuar një sërë kërkesash nga qytetarët e kësaj komune, madje ka arrit të sigurojë fonde nga niveli qendror që të asfaltojë rrugë dhe të realizojë projekte kapitale në dobi të qytetarëve.
Me theks të vëçantë përmend rrugën në Shushicë, përkatësisht deri te kisha, por edhe rrugë tjera në lagjen e romëve.
“Banorët e Graçanicës dhe lagjet e saj do të bashkohen këtë herë për të votuar Aleancën për Shqiptarët, që mbetet adresa e vetme e zhvillimit të komunës dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve që jetojnë në këtë komunë”, thotë Ajeti në intervsitë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj