Prishtinë 29 Shtator 2025
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, të hënën ka mirëpritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, të cilin e ka uruar për pozicionin e ri.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, Bislimi e ka informuar ambasadorin Blaj mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të nivelit të kryenegociatorëve, i zhvilluar më herët gjatë muajit në Bruksel.
Sipas Bislimit, gjatë takimit është evidentuar sërish destruktiviteti i Serbisë në proces, përfshirë tërheqjen e saj nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, si dhe bllokimin e formimit të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur me dhunë.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Zëvendëskryeministri e falënderoi shtetin e Sllovenisë për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në këtë rrugëtim, gjersa shprehu se vendi ynë vazhdon të ketë objektiv kryesor dhe të synojë marrjen e statusit të vendit kandidat.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit