Nju Jork 29 Shtator 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë qëndrimit në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Mike Lawler, me të cilin ka diskutuar për mënyrat se si të thellohet partneriteti mes dy shteteve dhe për rreziqet e ndikimit rus.
Lawer është njëherësh anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në këtë drejtim.
“Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit”- njofton ZKM.
Kryeministria bëri me dije se gjatë takimit u diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Kongresmeni Laëler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan”- njoftoi Qeveria.
Kongresisti Mike Lawler përfaqëson Distriktin e 17-të Kongresor të Nju Jorkut, pak në veri të Qytetit të Nju Jorkut, i cili përfshin të gjitha ose pjesë të Qarqeve Rockland, Putnam, Dutchess dhe ëestchester.
Në mandatin e tij të dytë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, kongresmeni Lawler shërben në Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, ku është Zëvendëskryetar i Komunikimit, dhe në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ku kryeson Nënkomisionin për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (MENA).
Ndërkohë, Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohoi se arsyeja se pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën lidhet me mbylljen e strukturave serbe në veri të Kosovës.
Mirëpo, ai ka deklaruar se “nuk ndihet fajtor” për veprimet e ndërmarra në këtë pjesë të shtetit, meqë konsideron se i “takon brezit të tij t’i merr këto vendime”.
“Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”- potencoi Kurti gjatë një bashkëbisedimi në ShBA, të cilin e kanë shpërndarë anëtarë të LVV-së.
Kurti theksoi se raporti Kosovë-SHBA është tridimensional: mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci.
Më 12.09.2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën.
Ky zhvillim solli reagime dhe diskutime mbi ndikimin e mundshëm që një vendim i tillë mund të ketë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe partnerit të saj kryesor ndërkombëtar.
Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 25.09.2025.
Kurti po zhvillon takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti kërkon më shumë angazhim nga institucionet për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mbështetjen e fermerëve
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme – fushata zgjedhore dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe, nderojnë dëshmorët në Gllobar të Drenasit
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Kosova përmirëson renditjen në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPM-së
Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një punëtor pasi u zu nga kamioni
Vazhdon i mbyllur gjykimi për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit