Prishtinë 29 Shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidenten e Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhje dhe “zgjedhjen e qartë në rrugën evroioane”.
Osmani në X ka shkruar se përpjekjet e Putinit për përçarje do të dështojnë gjithmonë.
“Në emër të Republikës së Kosovës, e uroj Presidenten sandumaiamd dhe popullin e Moldavisë për fitoren e bindshme dhe për zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane. Përpjekjet e Putinit dhe përfaqësuesve të tij për të përçarë gjithmonë do të dështojnë—sepse askush nuk mund ta ndalë një popull të përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Osmani.
Partia pro-evropiane e presidentes moldave Maia Sandu ka shpallur fitoren dhe një shumicë të re në parlament.
Me pothuajse të gjitha raportet e qendrave të votimit të numëruara të hënën, të dhënat zgjedhore treguan se Partia e Veprimit dhe Solidaritetit pro-BE, ose PAS, mori 50.1% të votave, ndërsa Blloku Zgjedhor Patriotik pro-rus mori 24.2%.

Rrënohet hoteli ‘Jezero’, vazhdon aksioni për largimin e objekteve në Ujman
Inspektimet në vendpunishte do të bëhen me dronë, Hoti: Vendimi hyn në fuqi nga 1 shtatori
Sot fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut
Ministria e Infrastrukturës investon 1.85 milionë euro për rrugën Arllat – Malishevë
Gjenden mbetje mortore në Rahovec
Gara: Serbia ende fsheh varreza masive, mbi 1,560 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur