Mitrovicë, 28 shtator 2025
Janë duke vazhduar punimet në urën e dytë në Mitrovicë. Sipas menaxherit të kompanisë që po merret me ndërtimin e kësaj ure, punimet janë duke shkuar sipas planit, ndërsa presin të përfundojnë me një janar. Për qytetarët këto ura po shihen shumë të nevojshme dhe po lehtësojnë qarkullimin.
Kanë ardhur për të parë se si po ecin punimet.
Këta janë vetëm disa nga qytetarët e Mitrovicës që po shikojnë punimet që po bëhen në urën e dytë që po ndërtohet në mbi lumin “Ibër”, e cila do të lidhë qarkullimin mes Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut.
Jahir Delia Nimani, menaxher në kompaninë që po merret me ndërtimin e kësaj ure, thotë se punimet janë duke shkuar sipas planit.
“Kemi punuar me bazamentin, me themelet, shtyllat, pjesën e rrumbullakët ku vendoset pema. Jemi tash në këtë rrumbullakun e digës këtu duke punuar, përgatitjen e themeleve me shtylla komplet menjëherë. Mas andej kemi me punuar pjesën atje që me dal uji sa është koha e mirë tek ana pjesa veriore, ku edhe ajo është një lloj kanali për ujë, siç e kemi bërë, siç është kjo këtu”, tha menaxheri.
Sipas Nimanit, kjo urë ka për të qenë me sipërfaqe shumë më të madhe se ura e parë, ndërsa pritet të përfundoj me një janar.
“Kjo është urë më e madhe dhe kam theksuar që ka me qenë ura më e bukur në Ballkan për momentin. Është më e madhe, ka rreth 2 mijë metra katror sipërfaqe të betonit që bëhen. Kjo nuk krahasohet me urën tjetër… Besoj që shumë shpejt ka me marr formën e urës. E kamë thënë që 1 janari ka me qenë data e fundit”.
Nga qytetarët, ndërtimi i këtyre urave po shihet lehtësues për qarkullim, si bashkim mes dy anëve të Mitrovicës.
“Ndërtimi i urave është diçka për neve, çka s’ka pas më mirë kurrë. Po na vinë fëmija prej shkollave më lehtë, më afër, për gjithë….. Është dashtë me ardhur atje poshtë. Për me shkuar në shkollë është dashtë me shkuar deri poshtë. Prej këtu deri te ura e Ibrit e më shkuar në fakultet. Pak për rini, fëmijët është vështirë”, tha qytetari Mustafë Kelmendi.
“Mu shumë më pëlqen se i bashkon edhe dy Mitrovicat që janë të ndara. Edhe urat janë bashkimi i njerëzve, i popujve edhe shumë me vend e kanë bërë, se kjo ura që është në qendër është e mbyllur. E këto të dyjat janë për qarkullim të veturave dhe qarkullimi I njerëzve. E mu më doket që është shumë e dobishme dhe shumë diçka e qëlluar që e kanë bërë në Mitrovicë”, tha qytetari tjetër Naser Hajzeri për TëVë1
Punimet për ndërtimin e këtyre dy urave në Mitrovicë kanë nisur më 1 korrik.
Ndërkohë që ura e parë ka përfunduar në fund të gushti, kjo urë pritet të përfundoj me një janar.
Vlera totale për ndërtimin e tyre është rreth 3 milionë euro.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit