Ferizaj, 28 shtator 2025
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt dhe përvjetorit të Epopesë së Jezercit.
Në fjalën e tij, Basha tha se kjo ditë lidhet ngushtë me një nga kapitujt më të ndritur të historisë së luftës çlirimtare të UÇK-së, ku në malet e Jezercit u zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave serbe, gjatë të cilave ranë heroikisht nëntë dëshmorë.
“Sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për ne sot dhe testament për brezat që vijnë nesër, se liria nuk është dhuratë, por çmim i paguar me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kësaj toke”, u shpreh Basha.
Ai shtoi se dëshmorët e kombit do të mbeten përgjithmonë në altarin e lirisë, duke theksuar nderimin dhe respektin për kontributin e tyre.

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit