Prishtinë, 26 shtator 2025
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se tashmë ka filluar regjistrimi i bizneseve edhe përmes platformës elektronike e-Kosova, të bazuar në vendimin nr.299 të datës 05.06.2025, të nxjerrë nga Drejtorja Ekzekutive në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) se nga data 9 qershor 2025, regjistrimi fillestar i shoqërive tregtare në Republikën e Kosovës do të mundësohet edhe përmes platformës elektronike e-Kosova.
Sipas MINT-it, regjistrimi i shoqërive tregtare përmes platformës e-Kosova do të jetë plotësisht online. Aplikimi, miratimi i lëndës dhe lëshimi i certifikatës elektronike do të bëhet përmes kësaj platforme, pa pasur nevojë që aplikuesi të paraqitet në sportele të ARBK-së dhe të dorëzojë dokumentet në formë fizike. “Regjistrimi përmes sistemit ekzistues e-Regjistri i Biznesit do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë pjesërisht elektronike, ku aplikimi dhe miratimi bëhen online, ndërsa certifikata mund të merret në sportelet e ARBK-së, apo në Qendrën Komunale të Biznesit (QKB) në Komunën, ku biznesi ushtron veprimtarinë ekonomike”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, dokumentet e bashkangjitura nga aplikuesi në formë elektronike do të arkivohen në formë fizike nga zyrtarët e ARBK-së apo QKB-të. Aplikuesi nuk obligohet të dorëzojë dokumentet në formë fizike në ARBK apo QKB-të. “Përmes platformës e-Kosova, bizneset do të kanë mundësi të sigurojnë informatat dhe historinë e biznesit në mënyrë të plotë elektronike, pa pasur nevojë të paraqiten në sportelet e ARBK-së. Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare qoftë përmes e-Kosova, sistemit e-Regjistri i Biznesit, apo në mënyrë fizike në sportelin e ARBK-së, apo QKB-së, vazhdon të jetë pa pagesë”, thuhet në komunikatë.
Për më tepër thuhet se sportelet e ARBK-së dhe QKB-ve do të vazhdojnë të janë të hapura dhe të operojnë për bizneset dhe qytetarët për shërbimet që kërkohen në formë fizike.

27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë
Kushtetuesja konfirmon vendimin e qeverisë për tokën në Graçanicë për ndërtimin e qendrës sociale
Kurti: Austria, mbështetëse e rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës
Në Prishtinë organizohet debat ndërkombëtar për Gjykatën Speciale
27 vjet nga marrëveshja që i dha fund luftës në Kosovë
Rritet numri i vizitorëve që vizitojnë Kosovën
Kosova fiton dhe siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027
Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe
Perandoria kriminale në vlerë 80 milionë euro në Kosovë, zbulim i jashtëzakonshëm i organeve kosovare në bashkëpunim me EUROPOL-in