Prishtinë, 26 shtator 2025
Sipas një raporti të hartuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, shteti i largët aziatik – Kina, nëpërmjet një strategjie në Kosovë, e cila bazohet në aktivitetin ekonomik dhe në fushata të dezinformimit, ka treguar kohën e fundit prirje për të zhvilluar takime me autoritetet lokale dhe për të ndihmuar në fushat si ekonomia, kultura dhe arti.
Adelina Hasani, autore e raportit që është prezantuar sot në një tryezë të rrumbullakët, ka thënë: “Së fundmi, Pekini ka treguar gjithashtu prirje për të zhvilluar takime me autoritetet lokale dhe për të ndihmuar në fusha si ekonomia, kultura dhe arti. Megjithëse Kina nuk e njeh shtetin dhe nuk mban marrëdhënie diplomatike formale me institucionet e Kosovës, ajo vepron përmes kanaleve indirekte, veçanërisht përmes tregtisë, partneriteteve dhe lidhjeve me bizneset vendore”.
Sipas raportit, ndikimi i Kinës realizohet kryesisht përmes lidhjeve të tërthorta ekonomike dhe kulturore, dhe jo përmes përballjes së hapur.
Për të mbrojtur proceset demokratike, Kosova dhe partnerët e saj duhet të forcojnë mekanizmat e monitorimit, të rrisin ndërgjegjësimin institucional dhe shoqëror, si dhe të zhvillojnë strategji të përbashkëta me vendet e Ballkanit Perëndimor për të kufizuar varësinë ekonomike, u tha në këtë tryezë.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit