Prishtinë, 26 shtator 2025
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se po dyshohet që ditëve te fundit ka pasur fluturime të dronëve qe vijnë nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës. Ai tha Policia e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe se po bëjnë monitorimin e situatës.
Hoxha tha se këto lëvizje mund të jenë të rrezikshme për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët e Kosovës, sepse policia i mbron ata. Ai theksoi se për këtë çështje, përveç KFOR-it janë njoftuar edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, tha Hoxha.
Këtë deklarim, drejtori i Përgjithshëm u Policisë së Kosovës e bëri pas organizimit të shkatërrimit të disa armëve ilegale në Prelez të Ferizajt.
Përveç kësaj çështje, Hoxha u pyet nëse do ta zbatojnë urdhrin e gjykatës që ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe të tjerët, të sillen në gjykatë me urdhëresë nëse nuk marrin pjesë në seancën për gazin lotsjellës.
Lidhur më këtë, Hoxha tha se beson që ministri Sveçla do të përgjigjet vetë ndaj kërkesës së gjykatës.
“Besoj që ministri do të përgjigjet për këtë punë vetë”, tha Hoxha.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit