Screenshot
Beograd, 23.06.2025
Kreu i partisë ultra nacionaliste serbe “Demokracia Serbe”, Aleksandar Asenijeviq, duke reaguar ndaj paralajmërimit të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, se do të arrestohet sapo të kthehet në Kosovë, ka thënë se “Sveçla e ka dënuar paraprakisht dhe se do të kthehet kur të ketë mundësi për një gjykim të drejtë”.
Arsenijeviq ka thënë për Radio Kim se kundër tij po zhvillohet “një ndjekje, dhe se Sveçla e ka dënuar paraprakisht, prandaj as nuk pret një gjykim të drejtë dhe të paanshëm”, transmeton Paparaci.
“Kur më sigurohet një gjykim i drejtë dhe korrekt, mezi pres të zbuloj të gjitha ato gënjeshtra dhe tërë këtë intrigë”, është përgjigjur Arsenijeviq në pyetje nëse ka ndërmend të kthehet në Kosovë, duke pasur parasysh se ministri i policisë ka paralajmëruar arrestimin e tij.
Sveçla bëri këtë paralajmërim pasi në pronën e Aleksandar Arsenijeviqit është gjetur një arsenal armësh, përfshirë raketahedhës dore, bomba dore, pajisje për kriptovaluta, jelek antiplumb dhe të tjera.
Sveçla ka thënë sot se Arsenijeviqi është në kërkim dhe ka paralajmëruar se do të ndalet sapo të hyjë në Kosovë.
Ai e akuzon Sveçlën se “vë nënshkrimin kudo”, dhe se jelekun antiplumb që përmendet, e kishte lajmëruar disa muaj më parë te drejtori i policisë për rajonin verior dhe zëvendësi i tij./Paparaci.com

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi