Prishtinë 25 Shtator 2025
Edhe pse dy vite më parë, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ra heroikisht rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, as Qeveria e Serbisë e as Lista Serbe nuk kanë dënuar ende sulmin terrorist.
Dje u shënua përvjetori i ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë një sulmi të armatosur ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës.
Megjithëse ngjarja është cilësuar si një akt agresioni dhe një prej sulmeve më të rënda kundër rendit dhe ligjit në vend, deri më tani nuk është regjistruar asnjë reagim apo dënim nga Qeveria e Serbisë dhe as nga Lista Serbe.
Institucionet e Kosovës kanë nderuar sakrificën e rreshterit Bunjaku dhe kanë përsëritur thirrjet për drejtësi, duke kërkuar që autorët e sulmit të vendosen para përgjegjësisë.
Ndërkohë i përfshiri kryesor në sulmin terrorist të Banjskës vazhdon të endet i lirë në Serbi.
Ndonëse ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës u bë 11 shtator të vitit 2024, të lirë ende vazhdojnë të jenë 42 të akuzuarit për këtë sulm në krye me Millan Radoiçiq, ndërsa tre të akuzuarit tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës po ballafaqohen me drejtësinë.
Për 42 të akuzuarit që janë në arrati Gjykata Themelorë në Prishtinë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtarë, shkruan KP.
Gjykimi ndaj Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka filluar më 17 prill të këtij viti, ndërsa që të tre të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000