Prishtinë 25 Shtator 2025
Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, përfaqëson Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik në Seul
Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, e cila gjithashtu është anëtare e Bordit Drejtues të Komitetit Paralimpik Evropian, po përfaqëson Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (KNP) që po mbahet në Seul, Koreja e Jugut.
Për herë të parë, Kosova merr pjesë si anëtare me të drejtë vote në këtë asamble, gjë që përfaqëson një „hap të rëndësishëm për prezencën ndërkombëtare të sportistëve tanë me aftësi të kufizuara“.
„Ky pjesëmarrje e plotë jo vetëm që forcon pozicionin e Kosovës brenda strukturave të lëvizjes globale paralimpike, por gjithashtu jep një zë të drejtpërdrejtë në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në të ardhmen e sportit paralimpik në nivel botëror. Ky është një sukses i përbashkët i të gjithë sportistëve paralimpikë, komunitetit dhe partnerëve të Komitetit tonë“, deklaroi Emini.
Një nga momentet kryesore të kësaj Asambleje është edhe votimi për presidentin e ri të KNP-së, ku Kosova për herë të parë përdor të drejtën e saj të vote.
Komiteti Paralimpik i Kosovës ka regjistruar një seri suksesesh në prezantimin ndërkombëtar gjatë viteve të fundit, duke u anëtarësuar në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare të sportit paralimpik.
Së fundmi, presidentja e KPK-së u zgjodh anëtare e bordit ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian, duke siguruar një vend për Kosovën në tryezën ku merren vendimet më të rëndësishme për sportin paralimpik në kontinent.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000