Prishtinë 24 Shtator 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore në dyvjetorin e Afrim Bunjakut ka thënë se edhe vidoexhirimet nga dronët tregojnë se në krye të grupit kriminal ishte Millan Radoiçiqi.
Edhe përkundër kësaj, Kurti tha se Lista Serbe asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Këtu ai çoi mesazh se nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës.
“Siç e kemi parë edhe nga videoxhirimet me dron, në krye të grupit kriminal ishte Milan Radoiçiq, që në atë kohë ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe. Pavarësisht kësaj, Lista Serbe asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë”.
“Në këtë pikë më lejoni të them sa më qartë as Lista Serbe dhe asnjë parti apo organizatë e fshehtë apo legale, nuk do të mund, sepse nuk do të lejohet, ta heqë asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Republikës së Kosovës. Kjo sepse Kosova është dhe do të vazhdojë që të mbetet histori e suksesshme e shtet-ndërtimit, për të cilin paraprakisht janë mbajtur mijëra e mijëra vite burgosje politike, janë vrarë mbi 2 mijë dëshmorë gjatë luftës së drejtë të UÇK-së, janë vrarë e masakruar mijëra viktima civile në luftë pikërisht me Serbinë”, tha ai.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000