Prishtinë 24 Shtator 2025
Sot shënohen dy vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka përkujtuar me respekt dhe krenari figurën dhe sakrificën e tij, duke e cilësuar atë si simbol të trimërisë dhe përkushtimit ndaj vendit.
“Sot, në dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Sindikata e Policisë së Kosovës nderon me respekt dhe krenari kujtimin e tij. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë. Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit. Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftim.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000