Banjskë 24 Shtator 2025
Sot bëhen dy vite nga sulmi i armatosur në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Që nga 24 shtatori i vitit 2023, organizatori i këtij sulmi terrorist, Milan Radoiçiq, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.
Nga sulmi terrorist në Banjskë kishte mbetur i plagosur edhe një polic tjetër. Grupe serbe terroriste kishin hyrë në territorin e Kosovës duke kryer sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
Dy vjet pas sulmit terrorist, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar duke shkruar se sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjskë.
“Ne vazhdojmë të vajtojmë humbjen e policit Afrim Bunjaku gjatë atij sulmi. I bëjmë nder profesionalizmit dhe guximit të Policisë së Kosovës për veprimet e saj në rivendosjen e rendit më 24 shtator 2023, si dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre të durueshme në hartimin e aktakuzës”, thuhet në reagim.
Ambasada britanike ka kërkuar nga autoritet serbe që Radoiçiq të sjellet para drejtësisë.
“Autorët e sulmit, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe nuk janë sjellë para drejtësisë, dhe ne edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000