Vjenë, 24 shtator 2025
Bëhet e ditur se Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm në Festivalin Botëror të Orkestrave 2025 në Vjenë, duke u nderuar me Çmimin e Argjendtë në paraqitjen e tyre të parë në një festival të këtij niveli prestigjioz.
Platforma mediale Albinfo.ch muaj më parë ka shkruar rreth këtij çmimi ku “Amadeus”me anëtarë të moshës 10–17 vjeç performuan në disa prej skenave më të njohura të kryeqytetit austriak, përfshirë Wiener Konzerthaus, House of Strauss dhe KulturGarage, duke kulmuar me një paraqitje në Sallën e Artë së bashku me dhjetë orkestra të tjera ndërkombëtare.
Performanca e tyre u veçua jo vetëm për ekzekutimin artistik, por edhe për kostumet tradicionale që përfaqësonin rajone të ndryshme të Kosovës, duke sjellë në skenë një tablo të gjallë të trashëgimisë kulturore shqiptare. Kulmi i koncertit ishte interpretimi i “Malesorja” nga Lorenc Antoni, që u prit me duartrokitje të gjata.
Nën drejtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli dhe me përkushtimin e drejtoreshës Hana Petrovci, “Amadeus” solli në Vjenë një program të pasur me vepra të Haydn, Mozart, Shostakovich, Jenkins, Hopkins e Doga, duke dëshmuar se talenti i ri kosovar mund të konkurrojë denjësisht në skenat botërore.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit