Prishtinë, 23 shtator 2025
Është vetëm 14 vjeç, por Kaon Krasniqi po shihet si një prej zërave më premtues të brezit të ri shqiptar në fushën e Inteligjencës Artificiale. Me vizionin e tij inovativ, ai ka themeluar platformën MindLoop, një projekt që synon të transformojë mënyrën e të mësuarit përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar
MindLoop, si një nismë e ndërtuar mbi bazat e Inteligjencës Artificiale, është konceptuar për të ofruar përvoja të reja mësimore, të personalizuara dhe më efikase. Ky projekt i vendos themelet që Kosova të përfaqësohet edhe më fuqishëm në skenën ndërkombëtare të teknologjisë.
Kaoni tashmë ka marrë vëmendjen jo vetëm të komunitetit akademik dhe teknologjik, por edhe të institucioneve shtetërore. Para pak ditësh, ai është pritur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të pjesëmarrjes së tij në Berlin Process Youth Summit, i cili u zhvillua për herë të parë në Kosovë.
Historia e tij është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar se talenti, pasioni dhe përkushtimi i hershëm mund të hapin dyer të mëdha në botën e teknologjisë globale.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit