Prishtinë, 23 shtator 2025
Të mërkurën, më 24 shtator 2025, do të organizohen aktivitete solemne për shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, nën patronatin e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen në dy momente të rëndësishme gjatë ditës:
Homazhe te varri – Ora 10:30
Qeveria në detyrë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korpin diplomatik dhe zyrtarë të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.
Gjatë ceremonisë do të bëhet vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetëror së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Akademia Përkujtimore – Ora 15:00
Në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të organizohet një akademi përkujtimore në nderim të heroit Afrim Bunjaku.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit