Prishtinë 23 Shtator 2025
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka takuar drejtorin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës së Kosovës, Atdhe Hetemi, për punën e të cilit tha se është e rëndësishme që të ndihmojë në kuptimin e të vërtetës së asaj që ndodhi në Kosovë gjatë luftës.
Hargreaves ka lavdëruar qasjen gjithëpërfshirëse të Institutit që fokusohet te viktimat dhe gjithashtu bashkëpunimin me institucionet e bashkësinë ndërkombëtare.
:Pata kënaqësinë të takoja Atdhe Hetemin, drejtor të “Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës së Kosovës” dhe të dëgjoja për punën e rëndësishme që ai dhe ekipi i tij i përkushtuar po bëjnë për të mbledhur dokumentacion që lidhet me periudhën para, gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1990. Qasja gjithëpërfshirëse dhe e përqendruar te viktima e Institutit, duke punuar me të mbijetuarit, institucionet, shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare, është një pjesë e rëndësishme e të kuptuarit të së vërtetës së asaj që ndodhi këtu dhe do të ndihmojë në mbështetjen e procesit të shërimit dhe në nxitjen e pajtimit afatgjatë”, ka shkruar ai.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit