Mitrovicë 21 Shtator 2025
Në Mitrovicën e Veriut për herë të parë është mbajtur gara ekipore në boçë, në organizim të Komitetit Paraolimpik të Kosovës dhe Federatës për para-boçë të Kosovës. Ky aktivitet paraqet një hap të rëndësishëm në promovimin e sportit dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në veri.
Kryetari i shoqatës dhe njeriu që organizoi gjithçka, Ljuan Çabra, në një deklaratë për “Veritasinfo” shkurt ka thënë:
“Jam krenar për këta njerëz. Kemi pritur gjatë këtë moment dhe siç e shihni ia dolëm. Të gjithë atyre që na ndihmuan për ta realizuar këtë garë u jam pafundësisht mirënjohës. Shikoni vetëm energjinë, disiplinën, dëshirën dhe entuziazmin e këtyre njerëzve dhe gjithçka do t’ju bëhet e qartë.”
Pjesëmarrës nga mjedise të ndryshme u përballën në një sport që kërkon saktësi, përqendrim dhe frymë ekipore. Atmosfera në sallën sportive ishte e mbushur me përkrahje, motivim dhe me një qëllim të përbashkët – të dëshmohet se sporti nuk ka kufij dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë.
Përfaqësuesit e organizatorëve theksuan se aktivitete të tilla do të kontribuojnë në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e para-sportit dhe përfshirjen e tij në komunitetet lokale. Pjesëmarrësit dhe mysafirët u pajtuan se këto gara jo vetëm që forcojnë shpirtin sportiv, por ndërtojnë edhe ura bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë.
Mitrovica e Veriut me këtë ngjarje është bërë pjesë e një rrjeti më të gjerë sportiv që promovon barazi, përfshirje dhe mundësinë që secili individ të tregojë aftësitë e tij.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind