Prishtinë 20 Shtator 2025
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se KFOR-i, nga data 1 shtator, e ka shpallur zonën operative të kësaj korporate “Zonë të ndaluar për fluturime”.
KEK bën të ditur se ndalimi vlen veçanërisht për mjetet ajrore pa pilot, pra dronët.
“Kjo masë paraqet një dëshmi të qartë të angazhimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në mbështetje të sistemit të sigurisë së infrastrukturës energjetike të Kosovës, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK ka shprehur mirënjohje për KFOR-in për kontributin e dhënë në sigurinë e objekteve të saj.
Gjithashtu kanë falënderuar të gjitha institucionet që kontribuojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e infrastrukturës energjetike, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj dhe të respektojnë plotësisht të gjitha masat ligjore dhe të sigurisë.

Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë