Prishtinë 20 Shtator 2025
Sabri Kiçmari, ambasador i Kosovës në Japoni, ka folur për raportet mes Kosovës e Japonisë, në aspektin politik, por me theks të veçantë na atë ekonomik. Ai në një intervistë për RTK ka folur për investimet e Japonisë në Kosovë, si dhe aktivitetin e tij si ambasador atje në veçanti angazhimin e tij për pjesëmarrjen e Kosovës në ekspozitën ndërkombëtare Osaka Expo 2025,ku tha se Kosova ka marrë pjesë në mënyrë të barabartë me shtetet tjera.
“Për këtë ngjarje është punuar dy vjet me radhë, që të prezantojmë vlerat tona kulturore, politike e shoqërore dhe të promovojmë mundësitë e investimeve të Japonisë në Kosovë dhe të vendeve të tjera”, tha Kiçmari.
Ai shtoi se janë përgatitur një numër i mirë i programeve promovuese për historikun e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij, Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025.
Kiçmari, duke folur për shkëmbimin tregtar mes Kosovës e Japonisë, tha se niveli i eksportit dhe importit mes këtyre dy vendeve nuk është i dëshirueshëm, derisa përmendi një sërë faktorësh që ndikojnë këtë gjendje, fjala vjen distanca gjeografike, etj.
Kiçmari ka folur për JICA, projekt japonez, e cila i ka dhënë mbështetje Radiotelevizionit të Kosovës, me kompetencë, durim, siguri e elegancë.
Ai përmendi edhe projekte të tjera të JICA-s në Kosovë e që janë matja e cilësisë së ajrit, si dhe në sferën e shëndetësisë, e arsimit, në komunat e Kosovës.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind