Prishtinë, 19 shtator 2025
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për qind për studentët e Luginës së Preshevës dhe të mos transferohen vendet e rezervuara për ta tek studentë nga komuna të tjera.
Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka deklaruar se kjo kuotë është respektuar plotësisht. Ai tha se studentët e Luginës, ashtu si edhe ata të pakicave të tjera në Kosovë, nuk hyjnë në garë me studentët shqiptarë të Kosovës dhe, për më tepër, kanë prag kalueshmërie më të ulët.
“Për studentët e vendeve të tjera dhe për pakicat në Kosovë, përveç që nuk garojnë me studentët shqiptarë, ata e kanë edhe pragun e kalueshmërisë më të ulët krahasuar me studentët shqiptarë të Kosovës”, tha Hajrullahu.
Ai shpjegoi se në rastet kur nuk arrihet as pragu minimal prej 30 për qind në të dy afatet e testit pranues, atëherë vendet e lira plotësohen nga studentët shqiptarë të Kosovës që janë në listën e pritjes.
Sipas tij, ka pasur dyshime se në kuotën e veçantë për studentët e Luginës dhe pakicat e tjera janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk është gjetur asnjë dëshmi.
“Ka pasur dyshime që në vend të studentëve të pakicave dhe të Luginës janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk kemi gjetur ndonjë dëshmi. Kushdo që ka prova, le t’i dorëzojë ato në inspektorat”, theksoi Hajrullahu.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind