Prishtinë, 19 shtator 2025
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kanë nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve.
Sipas marrëveshjes, shkëmbimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë të rregullt dhe pa procedura burokratike, të cilat deri më tani e vononin procesin.
Drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha, dhe drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, gjatë takimit theksuan rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për rritjen e efikasitetit dhe transparencës institucionale.
Po ashtu, u diskutua edhe për krijimin e një sistemi më të integruar në të ardhmen, ku shkëmbimi i të dhënave të jetë obligim institucional dhe të realizohet në kohë reale.

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit