Mitrovicë e Veriut, 19 shtator 2025
Legjenda e muzikës rock, Joe Satriani, ka treguar emocionin dhe mirënjohjen e tij për një mural të veçantë të realizuar në Mitrovicën e Veriut.
Gitaristi i njohur ndërkombëtarisht ka postuar në rrjetet sociale se ndihet “i nderuar dhe i emocionuar” nga kjo vepër arti.
“WOW! Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar nga kjo vepër e mrekullueshme arti! Shumë dashuri dhe falënderime të sinqerta për artistët e Futja Ngjyrë, Dea Gaxha, Bardhyl Dobroshi dhe Albion Mehmedi, për krijimin e këtij murali mahnitës në Mitrovicën e Veriut, Kosovë. Do të doja të isha aty për ta parë nga afër dhe t’ju jepja të gjithëve një përqafim të madh. Faleminderit!”, ka shkruar Satriani.
Joe Satriani është një nga gitaristët më të njohur në botë. Albumet si Surfing with the Alien, Flying in a Blue Dream dhe The Extremist e bënë atë një emër ndërkombëtar.
Përveç karrierës së tij solo, Satriani ka punuar edhe si mësues kitarre për disa nga gitaristët më të famshëm të rock-ut, përfshirë Steve Vai dhe Kirk Hammett (Metallica). Ai ka marrë shumë nominime për Grammy dhe konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në historinë e kitarës rock instrumental.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit