Skenderaj, 21.06.2025
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi më 6 qershor në fshatin Lushtë përgjatë rrugës rajonale Pejë–Mitrovicë ka përfunduar tragjikisht për 34-vjeçarin Lavdim Hoti nga Skenderaj i cili humbi jetën pas 14 ditësh trajtim intensiv në QKUK,.
Sipas burimeve të Sinjalit, Hoti kishte qenë duke drejtuar veturën “Volkswagen 1K” kur në një kthesë të thellë humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë. Në veturë ndodheshin edhe dy pasagjere – L.N., rreth 29-vjeçare dhe D.H., rreth 18-vjeçare – të cilat pësuan lëndime, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është liruar për familjarët, pa u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione