Prishtinë, 11 shtator 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një ceremonie përkujtimore të zhvilluar në të gjitha kazermat e saj në vend.
Në shenjë respekti dhe solidariteti, FSK-ja ka njoftuar se flamujt në kazermat ushtarake janë ulur në gjysmë shtize, si simbol i kujtimit për tragjedinë që ndodhi 24 vite më parë dhe që la mijëra viktima në SHBA.
“Sot, njësitë tona në të gjitha kazermat kanë ulur flamujt në gjysmë shtize, për të nderuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit – një ngjarje që tronditi mbarë botën”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSK-së, publikuar në faqen e saj në Facebook.
Në të njëjtin njoftim, FSK-ja thekson përkushtimin e popullit të Kosovës për të qëndruar pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati më i madh dhe më i rëndësishëm i vendit.
“Kosova dhe populli i saj do të qëndrojnë gjithmonë krah për krah me miqtë amerikanë – si në ditët e vështira, ashtu edhe në ato të gëzimit”, thuhet më tej në komunikatë.
FSK-ja, si institucion që ka ndërtuar partneritet të ngushtë me ushtrinë amerikane dhe NATO-n, ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për rolin vendimtar të SHBA-së në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Për të 13-n ditë protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Identifikohen mbetjet mortore të dy personave në veri të Kosovës
Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 21 të akuzuarve për krime lufte
Dëbimi i qindra mijëra shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve
Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso, Melburn dhe në disa qytete të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Speciales
Dosja 23: Mësohen emrat e nëntë serbëve të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët