Prishtinë, 10 shtator 2025
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kritikoi të mërkurën Moskën pasi disa nga dronët e saj u rrëzuan në hapësirën ajrore polake, duke paralajmëruar udhëheqësin rus Vladimir Putin se aleanca transatlantike ishte “e gatshme” për inkursione të mëtejshme.
Ndërsa shefi i aleancës ushtarake tha se “një vlerësim i plotë i incidentit” është ende duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse sulmi ishte i qëllimshëm, “ajo që është e qartë është se një shkelje e mbrëmshme nuk është një incident i izoluar”, transmeton Telegrafi.
“Mbrojtja jonë ajrore është vazhdimisht në gatishmëri”, u tha Rutte gazetarëve në Bruksel, pasi avionët luftarakë rrëzuan dronët rus.
“Mesazhi im është i qartë: ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni shkeljen e hapësirës ajrore aleate dhe dijeni se ne jemi të gatshëm, se jemi vigjilentë dhe se do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha Rutte.
Ndryshe, mbrëmjen e kaluar dhjetëra dronë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore polake, duke detyruar ushtrinë e atjeshme dhe NATO-n të aktivizohet që të rrëzojë disa prej fluturakeve pa pilot.

Pezullohen fluturimet në ShBA
Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të reja, një ditë para negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit
Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
FSK-ja kalon testet ushtarake, anëtarësimi në NATO kërkon edhe mbështetje politike
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë