Prishtinë, 07 shtator 2025
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur mirënjohës e falënderues për Policinë e Kosovës, në 26-vjetorin e themelimit të saj, sot më 06.09.2025.
Ai u shpreh se 26 vite më parë, pas përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri dhe çlirim, uniforma e Policisë së Kosovës u kthye në besim dhe shpresë për qytetarët.
Ai përkujtoi 24 policët e rënë në detyrë, për të cilët tha se janë dëshmia më e qartë e shërbimit me nder për qytetarët dhe Republikën.
“Besimi nga qytetarët për këto vite është trofeu më i madh e më i vlefshëm që duhet ruajtur”-u shpreh Sveçla.
Ministri falënderoi publikisht të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët gjenden në mbrojtje të kufijve dhe territorit të vendit.
“Çdo forcë e çdo synim për të na sulmuar e dobësuar, dështon përballë guximit e përkushtimit të tyre”- përfundoi Sveçla.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi