Mitrovicë, 07 shtator 2025
Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës për këmbësorë në Mitrovicë, ndërsa po zhvillohet edhe qarkullimi në urën që u ndërtua për lëvizje të automjeteve. Disa nga qytetarët thonë se po e shfrytëzojnë urën për qarkullim, ndërsa të tjerë e shohin si të panevojshme. Nga kompania ndërtuese nuk kanë dhënë një afat kohor kur pritet të kryhen punimet edhe tek ura për këmbësorë.
Vazhdojnë punimet për urën mbi lumin Ibër të paraparë vetëm për këmbësorë, Dinamika e punës është e njëjtë dhe pritet që të përmbyllet në afatet e parapara.
Jahir Dedija, menaxher i kompanisë, tha se kjo ka punë më shumë, është dy herë më e madhe sipërfaqe se ura për makina. “Nuk kemi hala datë të saktë, sepse kemi pasur problem me ujin, derisa e kemi menaxhua”, tha ai.
Derisa ura për lëvizje të automjeteve është lëshuar për qarkullim, në urën për lëvizje të këmbësorëve, po vazhdojnë ende punimet, raporton RTKlive. Qytetarët kanë mendime të ndryshme për këtë çështje.
Gurthemeli i dy urave mbi Ibër në Mitrovicë u vendos më 1 korrik. Teksa punimet filluan dhe po vazhdojnë, Prokuroria Speciale e Kosovës po zhvillon hetime lidhur me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e këtyre dy urave.

Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Senatorja Jeanne Shaheen: Serbia dhe Republika Sërpska kanë lidhje me Rusinë dhe interes për destabilizimin e rajonit
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë