Prishtinë, 04.shtator 2025
Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, të enjten i janë shtuar edhe 48 pjesëtarë të rinj.
Ceremonia e certifikimit të tyre është mbajtur në kampin e Njësive Speciale – Vrella.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Departamentit të Njësive Speciale kolonel Shabani, eprorë të PK-së, instruktorë, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, KFOR-i amerikan si dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.
“Kjo ceremoni është përmbyllje e një rrugëtimi profesional ku kandidatët më të përgatitur, më të qëndrueshëm dhe më të vendosur, janë bërë pjesë e kësaj njësie elitare të Policisë së Kosovës. Po ashtu në këtë ceremoni u certifikuan edhe 5 instruktorë të trajnimit themelor për NJSO-në si dhe u ndanë mirënjohje për instruktorët për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre në trajnimin e kësaj gjenerate të operatorëve të rinj të NJSO-së”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin