Hagë, 02 shtator 2025
Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së e ka caktuar 14 nëntorin e këtij viti si datë të synuar për përfundimin e paraqitjes së provave nga ekipet mbrojtëse. Në njoftimin e gjykatës, më 2 shtator, thuhet se trupi gjykues i ka informuar palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre përfundimtare deri më 22 dhjetor 2025.
“Vendimi përcakton gjithashtu afatet shtesë dhe udhëzimet procedurale për pjesën tjetër të çështjes së Mbrojtjes”.
Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti ndërkohë, më 15 shtator do të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse.
“Trupi Gjykues caktoi 14 dhjetorin 2025 si datën e synuar për përfundimin e paraqitjes së provave prej ekipeve Mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit, ose një javë pas dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që ndodh e para. Trupi Gjykues gjithashtu i informoi të gjitha palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare, si dhe deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore, para fillimit të pushimit dimëror të gjykatës më 22 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e gjykatës, të publikuar më 2 shtator.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi