Leposaviq, 02 shtator 2025
E përditësuar
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kryen një kontroll në një bar në Leposaviq dhe gjetën pije alkoolike, armë elektrike dhe bluza me mbishkrime të tilla si “Kosova është Serbi” dhe “S’k dorëzim”. Policia e rajonit të Veriut tha se njësia e ndërhyrjes së shpejtë i informoi ata në mesditë se pije, logo, bluza, armë elektrike dhe gjëra të tjera po shiteshin në një bar.

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një lokal në Leposaviq, ku janë gjetur pije, bluza, thika, elektroshok dhe materiale të tjera me mbishkrime e logo të dyshimta. Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.
Sipas tij, bastisja ka nisur rreth orës 12:00 pas njoftimit nga Njësitë e Policisë Kufitare. Në aksion ka asistuar edhe Dogana e Kosovës, ndërsa për shkak të materialeve të gjetura është njoftuar edhe Prokuroria Speciale.
Elshani ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe se bastisja është në proces. Ai shtoi se pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, do të vendoset për veprimet e mëtejme.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi