Zubin Potok 1 shtator 2025
Dy të mitur, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u ndaluan sot pasi policia e Kosovës kontrolloi një autobus shkollor në linjën Mitrovicë – Zubin Potok, ndërsa të rinjtë u ndaluan për shkak të mbishkrimeve fyese në bluzat që mbanin veshur, konfirmoi ndihmës komandanti i policisë për rajonin e Veriut Petrit Fejza.
“Sot, policia hyri në një autobus shkollor që udhëtonte në linjën Mitrovicë – Zubin Potok, ku po kontrollonin se çfarë lloj bluzash kishin veshur fëmijët, dhe me atë rast dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç u ndaluan për veshje bluzash me mbishkrime fyese”, tha Fejza.
Në bluzat e nxënësve të shkollave të mesme ishin mbishkrimet “Çetnikët në veri” dhe “Ti lufto veriu do të digjet”, me motive të tifozëve të Yllit të Kuq.
“Të miturit u sollën në stacionin e policisë, ku aktualisht po merren në pyetje në prani të një punonjësi social. Pas përfundimit të procedurës, ata do të lirohen”, tha Fejza.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind